E FUNDIT/ Plas në Kuvend, PD kërkon të nxjerrë me forcë Veliajn (VIDEO)
Pëlqej
Rinis mbledhja e komisionit te medias. Kryetarja e komisionit te medias i kerkon gardes te nxjerre jashte kryetarin e bashkise Erion Veliaj.

Ka nisur me debate të ashpra dhe përplasje fizie mbledhja e komisionitmedias.

Pas reagimeve pa radhë, të Veliajt, demokratja e Albana Vokshi ka kërkuar të largohet nga salla Veliajt.

Vokshi- Veliajt: Dil përjashta ose të nxjerrim me zor përjashta. Garda ta nxjerrë përjashta.

Gramoz Ruçi të ndërhyjë urgjentisht sepse garda është vënë në funksion të kryetarit të bashkisë. Garda nxirrni urgjent jashtë kryetarin e bashkisë.

Pas mosreagimit të gardës, demokrati Flamur Noka i është drejtuar Veliajt por mes tyre ska pasur prekje fizike.

Në këtë moment ka reaguar garda në mbrojtje të kryetarit të Bashksië Tiranë, Veliaj, dhe situata vijon të jetë e bllokuar.

Mbledhja

Deputetët e Partisë Demokratikë kanë thirrur sot në interpelancë ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për ta pyetur në lidhje me Teatrin Kombëtar.

Por në mbledhje është thirrur vetëm Kumbaro, ndërsa Veliaj duhej të ishte në Kuvend ditën e nesërme.

Por prania e Veliajt në këtë komision është e paligjshme. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2018, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori