E FUNDIT/ Kaos në Kuvend, Flamur Noka mbulon me miell të bardhë Ramën (VIDEO)
Pëlqej
Deputeti demokrat Flamur Noka i ka hedhur miell të bardhë në kokë Kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë që opozita bllokoi foltoren dhe punimet e Kuvendit, Noka duke përfituar nga distanca, i hodhi Ramës miell të bardhë në kokë.

Në atë momente, kryeministri Edi Rama po pinte ujë, dhe veprimi i Nokës duket se nuk e shqetësoi.

Pas këtij veprimi, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca Flamur Nokën dhe ka ndërprerë punimet për ditën e sotme. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori