Kamioni godet një këmbësor në Tiranë
Një shofer kamioni ka aksidentuar për vdekje një kalimtar në Yrshek të Tiranës. Shoferi ka inicialet A.Sh. kurse kalimtari nuk është identifikuar ende. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Policia njoftoi se "më datë 9.10.2018, rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek, kamioni me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme, një këmbësor të gjinisë mashkull, ende të paidentifikuar. Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale."
Shtuar më 09/10/2018, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori