Kallëzohet në polici pastori i njohur nga Tirana
Një e re nga Tirana denoncoi pasditen e djeshme pastorin e Kishës Protestante në kryeqytet, Akil Pano pasi një qen e kishte kafshuar.

E dëmtuara iu drejtua organeve të rendit pasi sipas saj kishte qenë qeni i kishës protestante ai që e kishte kafshuar duke bërë kështu përgjegjës pastorin në fjalë.

Njoftimi i policisë

31-vjeçarja me iniciale A.Q., banuese në Tiranë mbrëmjen e djeshme në orën 20:00 ka mbërritur në polici ku ka denoncuar se në orën 18:00, në rrugën “Xhemal Tafaj”, e ka kafshuar një qen i kishës Protestante me pastor A. P., vjeç 43, banues në Tiranë.

Pas kallëzimit, policia i ka kaluar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Shtuar më 15/12/2017, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori