Kryediplomati austriak: Maqedonia rrezikon izolimin nëse nuk i pranon ndryshimet kushtetuese

Nëse nuk i pranon ndryshimet kushtetuese dhe nuk vazhdon të ecë drejt rrugës evropiane, Maqedonia e Veriut përballet me rrezikun të jetë e izoluar, tha sot nga Shkupi shefi i diplomacisë austriake Aleksandar Shallenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me Bujar Osmani dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Çekisë dhe Sllovaksë, Jan Lipavski dhe Mirosllav Vllahovski.

“Sapo të fillojnë negociatat, ky është një proces i pakthyeshëm. Vendi ka pritur 18 vjet që të vijë ky moment. Tani ju takon juve që të përfitoni nga ky moment. Duhet të jeni politikisht përgjegjës dhe mbi të gjitha të keni interesa kombëtare. Momenti është tani dhe ju sigurojmë se nuk po ndërhyjmë në punët e brendshme të vendit”, tha Shallenberg.

Shallenberg theksoi se nuk ndodh çdo ditë që tre ministra nga tre anëtarë të BE-së vijnë në një vend të Ballkanit Perëndimor, gjë që, tha ai, duhet të jetë një mesazh i fortë për ju.

“Mesazhi ynë është i thjeshtë dhe i fortë – është një mesazh inkurajimi, nuk ka kohë për të humbur, dëshirojmë që të vazhdoni me ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të nisur negociatat për anëtarësim. Shtyrja e miratimit të amendamenteve do të thotë shtyrje e pranimit të Maqedonisë së Veriut. Do të ishte turp që Shkupi, pas një maratonë të vështirë, të pengohej në pengesën e radhës. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku dhe kemi kapërcyer shumë vështirësi”, decid është ai.

Ai tha gjithashtu se detyra e të gjithë qytetarëve të këtij vendi është që të gjitha këto përpjekje të mos shkojnë kot.

“Është vërtet kënaqësi dhe nder të jem nikoqiri juaj. Vizitën tuaj e lexoj si një mbështetje të fortë parimore të Maqedonisë së Veriut dhe perspektivës së saj evropiane, mbështetje që nuk ka munguar asnjëherë nga vendet tuaja, tha Osmani.

Osmano tha se sot përsëri ndodhemi në udhëkryq.

“Nga njëra anë, negociata të filluara, skrining të kryer me sukses disa muaj para hapjes së grupeve dhe kapitujve. Por për herë të parë na është dhënë çelësi – t’i zhbllokojmë vetë kapitujt dhe grupimet dhe të vazhdojmë me sukses procesin negociator, tha Osmani në konferencën për shtyp me tre ministrat e BE-së.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë pasdite do të mbajnë konferencë për shtyp edhe në delegacionin e BE-së në Shkup./ina