Jep dorëheqjen drejtori i Portit në Durrës, Agron Tare
Ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Portit në Durrës, Agron Tare.

Tare thotë se ai dorëhiqet nga porti i Durrësit, pasi vijon rrugëtimin e tij profesional diku tjetër, ndërsa nuk nguron të falenderojë të gjithë ata që e mbështetën.

“Që prej marrjes të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni.

Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, shkruan Agron Tare.


Shtuar më 24/10/2019, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori