Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier -Lushnje në vendin e quajtur Vajkan.
Policia bën të ditur se
shtetasi Aleksandër Zarka, duke drejtuar
automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka
pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Sot në datë 22.06.2020, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”,
shtetasi A. Z., duke drejtuar
automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka
pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 22/06/2020,
ora 16:00