Përurohet qiellgërvishtësja më e lartë në Europë, nisi të ndërtohej në 2017-ën (FOTO LAJM)

Është përuruar këtë javë në Varshavë të Polonisë qiellgërvishtësja më e lartë në Europë, e njohur ndryshe si kulla Varso. Ndërtesa është e gjatë 310 metra dhe për momentin është godina më e lartë e Bashkimit Europian.

Qiellgërvishtësja është e pajisur me zyra, restorante, dyqane dhe nisi të ndërtohej në vitin 2017.

Ajo është e vendosur në qendër të Varshavës në një vend pranë stacionit hekurudhor të qytetit. Qiellgërvishtësja është 53-katëshe dhe ka një sipërfaqe 70.000 metra katrorë.