Injekton helmin me shiringë në trup, në gjendje të rëndë 30-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një i ri ka tentuar të vrasë veten duke injektuar një sheringë me helm në trup.

Nga raportimet e para mësohet se kanë qënë familjarët ato që e kanë gjetur në gjendje të rëndë të riun dhe e kanë transpotuar urgjent në spital.

Informacioni i policise

Më datë 01.09.2017, rreth orës 23:50, në Spitalin rajonal Vlorë, është dërguar me ambulancë shtetasi I.S,vjeç 30, banues në fshatin Zvërnec, i cili ka injektuar me shiringë në trup lëndë helmuese dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori