Informoi grabitësit në Rinas, del emri i punojësit që ndihmoi grabitësit brenda aeroportit
Vihet në pranga Hasan Kanaci, lindur e banues ne Tirane personi i cili ndihmoi nga brenda grabitësit e miliona eurove në datë 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Sipas policisë gjatë ndalimit të tij janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme vlerë monetare e cila dyshohet një pjesë nga shuma e parave të grabitura në Rinas.

Dyshohet se personi ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.

Ndërkohë behet e ditur gjithashtu se policia i ka sekuestruar nje sasi Paund, Eurosh dhe Dollaresh, por ende nuk bëhet e ditur shuma. /albeu.com/


Shtuar më 15/06/2019, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori