Infektohet me koronavirus polici i burgut 313, pozitiv edhe gruaja me djalin
Një polic i burgut 313 në Tiranë ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pasi kishte të infektuar bashkëshorten dhe djalin më parë.

Burime thonë se polici është vetëkarantinuar bashkë me familjen në shtëpinë e tyre, teksa janë testuar 12 kolegë policë të tij që kanë patur kontakte me të infektuarin.

Ai nuk kishte lidhje me ambientet e burgut, pasi merrej me librat e shërbimit ndërkohë nuk është rasti i parë që burgjet në Shqipëri preken nga COVID-19.

Ndërkohë në burgun e Reçit një polic që ka familjarë me COVID-19 vetë ai ka rezultuar negativ, teksa edhe 5 kolegë të tjerë të tij pasi janë testuar kanë rezultuar po negativë, por megjithatë janë karantinuar./BW

Shtuar më 15/04/2020, ora 19:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori