Infektohet me COVID-19 infermierja në Kukës
Një infermiere ka rezultuar pozitive me COVID-19 në Kukës.

Kjo është konfirmuar nga burime të cilët bëjnë me dije se dyshohet edhe për 3 të infektuar të tjerë.

Më herët Ministria e Shëndetësisë njoftoi për rastin e parë në këtë qytet.

Priten edhe rezultatet dhe për mjekët e infermierët e tjerë ndërkohë që nuk dihet ende burimi i virusit, shkruan Oranews.

Deri më tani, 24 persona fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19 ndërkohë që numri i të infektuarve është mbi 470.

Shtuar më 14/04/2020, ora 23:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori