NATO: Rusia ka nisur një ofensivë të re ndaj Ukrainës

Një ofensivë e re e madhe ruse ka filluar në Ukrainë, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke folur përpara takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, Stoltenberg tha se Rusia po dërgon më shumë trupa, më shumë armë, më shumë aftësi.

“Unë mendoj se realiteti është se ne po shohim tashmë fillimin, sepse ne po shohim se çfarë është Rusia tani, ajo që Presidenti Putin bën tani, po dërgon mijëra e mijëra trupa të tjera, duke pranuar një shkallë shumë të lartë të viktimave, duke marrë humbje të mëdha, por duke u bërë presion ukrainasve. Dhe atë që i mungon Rusisë në cilësi, ata përpiqen ta kompensojnë në sasi, që do të thotë se udhëheqja, logjistika, pajisjet, trajnimi nuk kanë të njëjtin nivel me forcat ukrainase, por kanë më shumë forca”, tha ai. /albeu.com


Shtuar 14.02.2023 07:58