Ilir Meta propozon emrin e ri për kreun e KLSH-së (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta ka bërë propozimin e radhës për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milon. Sipas Presidentit Milo, ka të gjithë eksperiencën e nevojshme në fushën e financave, e cila e lejon të kryejë me përpikmëri punën në KLSH.

Propozimi i Metës pritet që ti kalojë që sot Kuvendit, dhe mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i mazhorancës, pas refuzimit të kandidaturave të Bahri Shaqirit dhe Vitore Tushës.

Zëdhënësi i Presidentit, z.Tedi Blushi bën me dije se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si kandidat për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prof. Dok. Petraq Milo.

Prof. Dok. Petraq Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.

Përvoja e tij akademike, brenda dhe jashtë vendit, si edhe bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje.

Presidenti Meta falënderon edhe njëherë kandidatët e mëparshëm të propozuar prej Tij për postin e kryetarit të KLSH-së, znj.Vitore Tusha dhe z.Bahri Shaqiri, të cilët pranuan kandidimin e tyre, dhe është i bindur edhe sot në integritetin e lartë të tyre për drejtimin e KLSH.

Presidenti Meta duke qenë i bindur në drejtësinë e vendimit të Tij, pasi ka lexuar me shumë vëmendje sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për kryetar i KLSH-së, nuk gjeti dot një kandidat më të përshtatshëm dhe me kaq eksperiencë të gjithanshme, si Prof. Dok. Petraq Milo, për të përmbushur me profesionalizëm dhe dinjitet këtë detyrë tepër të rëndësishme kushtetuese.

Presidenti Meta do t’ja dërgojë brenda ditës së sotme propozimin e tij Kuvendit, me besimin e plotë se do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe përgjegjshmëri, që KLSH të funksionojë në mënyrë plotësisht kushtetuese e ligjore.

Kush është Petraq Milo:

Petraq MILO

Lindur me : 04.1958
Statusi civil : Martuar, me dy femije
Kontakti : Cel 355 68 20 80 639, e – mail : [email protected]
ARSIMIMI

Profesor ne Shkencat Ekonomike, Universiteti i Tiranes, 2013 dhe ne vazhdim
Doktor ne Shkencat Ekonomike ne Politikat e Financave Publike dhe Politika Monetare, Ministria e Arsimit dhe Shkences te Frances, Universiteti i Auvergnes, France, 1999
Tema : Financimi i Deficiteve Buxhetore dhe Efektet Fiskale, Monetare dhe Makroekonomike ne Vendet e Ballkanit Jug Perendimor,
Master ne Politikat Ekonomike, Universiteti i Auvergnes, France 1996
Bachelor ne Ekonomi, Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, 1998
KARIERA AKADEMIKE

Profesor, lektor ne Universitetin e Tiranes, nga Tetori i vitit 2013 dhe ne vazhdim

Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Finances,
Administrim Financiar i Organizatave Publike Qendrore dhe Lokale
Legjislacioni Tatimor

Instituti i Studime Europiane, Zgjerimi Europian, Politikat Sociale, Fiskale, dhe te Punes

Charge d’Enseignement, Lektor, Universiteti i Auvergnes, CERDI, France, nga viti 2002 dhe ne vazhdim, Politikat Fiskale dhe te Administrimit Financiar
KARIERA PROFESIONALE

Lektor, Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik, nga viti 2013 dhe ne vazhdim

Antar i Bordit Mbikqyres se Bankes se Shqiperise, nga 2011- 2018
Kryetar i Komitetit te Auditimit te Bankes Qendrore te Shqiperise
Keshilltar i Kryeministrit te Shqiperise, Keshilli i Ministrave, Shqiperi, nga Tetori i vitit 2005 deri ne Gusht te vitit 2013
Keshilltar i politikave fiskale dhe te administrimit te financave publike qendrore dhe lokale

Keshilltar i politikave te sektorit financiar bankar dhe financiar jo bankar

Drejtues i Projektit te Permiresimit te Administrimit te Huaj, EU, Delegacioni Europian Tirane, ne 2005

Drejtues i Autoritetit Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga Janari 2004 deri ne Janar 2005

Pergjegjes per hartimin e politikave fiskale dhe te financave publike

Pergjegjes per hartimin e politikave te administrimit dhe auditimit te burimeve financiare publike

Drejtues i Sekretariatit te Keshillit Ekonomik dhe Fiskal, organ i perbashket i drejtuesve te UNMIK-EU Shtylla e 4, dhe drejtuesve te Qeverise se Kosoves

Antar i Bordit te Autoritetit Bankar te Kosoves, perfaqesues i UNMIK – EU Shtylla 4,

Kryetar i Komitetit te Auditimit te Bankes Qendrore te Kosoves
Drejtues i Departamentit te Politikave Fiskale, Autoriteti Qendror Fiskal, UNMIK – EU, Kosove, nga Janari 2003 deri ne Janar 2004

Drejtor i Departamentit te Buxhetit te Pergjithshem, Autoriteti Qendror Fiskal, UNMIK – EU Shtylla 4, Kosove, nga Maj 2000 deri ne Dhjetor 2002

Konsulent Financiar i Projekteve, Agjensia Franceze e Zhvillimit, France 2000

Konsulent i Financave Publike, Maxwell Stamp Office, Londer, 1999
Kerkues Shkencor ne PhD, CERDI, Universiteti i Auvergnes, France, Tetor -Qershor 1999

Konsulent Ekonomist, Zyra e Drejtorit, Country Department 2, Europe & Central Asia Region, Banka Boterore, Washington DC, Prill- Shtator 1996

Drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Buxhetit, Ministria e Financave, Shqiperi Dhjetor 1993 – Shtator 1994

President i Komitetit te Borxhit Publik, Ministria e Financave, 1994

Drejtor i Drejtorise se Parashikimeve Makroekonomike, Ministria e Financave, Shqiperi, Qershor – Dhjetor 1993

Drejtor i Drejtorise se Pagave dhe Cmimeve, Ministria e Financave, Shqiperi nga Korriku 1991 deri ne Qershor 1993
Shtuar më 17/07/2019, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori