Identifikohet autori që vrau bariun në Tropojë
Është identifikuar autori i vrasjes së 69-vjecarit në Tropojë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e bjeshkëve në Tropojë, bariu identifikuar si Tahir Bajraktari i cii u gjet pa shenja jete, rezultoi se ishte vrare, raporton "Neës 24".

Ka qenë një banor i zonës, që ka lajmëruar Policinë për praninë e një viktime të vrarë me armë zjarri. Dje u raportuar paraprakisht se dyshoheh se kishim te benim me nje vetëvrasje, por kjo nuk u konfirmua zyrtarisht.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ngjarja mëshohet se është raportuar përmes një telefonate në sallën operative.

Telefonata e ardhur në sallë, ka njoftuar se personi mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri në mal, pasi ai ishte me bagëti në zonat e thella të Tropojës.

Për shkak të zonës së thellë ku ka ndodhur ngjarja, Policisë i është dashur një kohë e gjatë për të mbërritur në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër, grupi hetimor ende bën të ditur identitetin e viktimës. /albeu.com/



Shtuar më 19/09/2018, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori