Ia doli! Shërohet nga koronavirusi djali i deputetes së PS
Pak ditë më parë në media u bë publik lajmi se djali i deputetes së PS-së, Antoneta Dhima, është infektuar me COVID-19.

Ditën e sotme, deputetja ka dhënë një lajm të mirë.

Djali i sa tashmë është i shëndetshëm dhe e ka mposhtur me sukses koronavirusin e ri, COVID-19.

Postimi i deputetes Dhima:

E lumtur dhe e gëzuar që biri im e mposhti armikun e padukshëm, atë armik me të cilin shumë të tjerë po vijojnë betejën. 🙏🏾

Falenderimet shkojnë për të gjitha bluzat e bardha, mjekët, infermierët, epidemiologët, imazheristët, laborantët dhe stafet mbështetëse, në Fier, Tiranë e kudo.

Jeni ju që luftoni në frontin e parë të kësaj lufte globale, një lufte që me këmbëngulje e forcë ne do ta fitojmë.

Edhe pse nuk zgjodha të jepja lajmin për nisjen e kësaj lufte, jam e ngazëllyer që tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë Ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë.

Faleminderit të gjithëve për sakrificën e pamasë që bëni në këtë periudhë të vështirë.

Qofshi të bekur të gjithë Ju që mjeksinë nuk e keni thjesht një profesion, por një mision që ju vendos përditë përballë sfidave, edhe të panjohura.

Faleminder edhe të gjithëve Ju miq dhe mikesha që në këto ditë të vështira më qëndruat pranë me mesazhet e telefonatat Tuaja, duke treguar se miqtë më të mirë, janë ata që nuk të harrojnë në ditë të vështira.

Ne vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, bëjeni dhe Ju.

Dhe kujtoni, që vetëm bashkë do tja dalim. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2020, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori