I vë flakën kioskës së xhaxhait, 27-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
Një 27 vjeçar nga Roskoveci ka mbetur i lënduar ndërsa i ka vene flaken kioskës se xhaxhait te tij.

Sipas Policisë, në fshatin Velmisht, Rroskovec, shtetasi E.A, 27 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec, dyshohet se ka djegur objekt (kioskë) në pronësi të xhaxhit të tij B.A..


27 vjeçari gjatë djegies së kioskës, është dëmtuar edhe vetë i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Shtuar më 26/07/2019, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori