Gara për Bashkinë e Tiranës? Veliaj zbulon kandidatët e “preferuar” nga opozita

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj, i ftuar në “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për zgjedhjet e ardhshme lokale.

I pyetur nga moderatori Xhafo se cilin do të donte të kishte përballë nga kandidatët e opozitës në garën për bashkinë e Tiranës, ai tha se do donte Berishën ose Metën.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Ka një konspiracion në rrjetet sociale që e lidh vizitën tuaj me atë të Belind Këlliçit, ishte e rakorduar si dy liderat e së ardhmes:

Veliaj: I respektoj dhëndrit e shokëve po s’ka konspiracion

Xhafo: Kë do donit të kishte përballë në garën për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin, Fatbardh Kadillin, apo Gerti Bogdanin

Veliaj: Doja të kisha përballë Saliun me Ilirin./abcnews.al


Shtuar 23.09.2022 23:20