I infektuar me COVID-19, të moshuarit në Tiranë i plas bombola e oksigjenit në banesë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19.

Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i plotë:

Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19.

Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar.

Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2020, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori