E FUNDIT/ I dënuari në burgun e Krujës hidhet nga kati i dytë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burgun e Krujës ku një i burgosur është hedhur nga tarraca e katit të dytë duke gjetur vdekjen.

Policia bën me dije se viktima është një i dënuar nga Vlorë, 31 vjeç me inicialet J.Z..

Njoftimi i policisë

Më datë 26.09.2017, në I.E.V.P. Krujë shtetasi J.Z. 31 vjeç, banues në Vlorë është ngjitur nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 27/09/2017, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori