I dënuar për pengmarrje, arrestohet i shumëkërkuari i Lazaratit
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ditën e sotme Bako Buzherin, nga Lazarati i shpallur në kërkim si një nga anëtarët e bandës kriminale të Lazaratit, i cili ka mbajtur peng dhe ka torturuar për çështje droge 2 vëllezërit Ergest dhe Velo Shela nga Përmeti dhe Ergys Goxhaj, ngjarje e ndodhur më 4 mars 2012 në Lazarat.

Bako Buzheri nga Lazarati, është një ish i dënuar për pengmarrje me 2 vite burg, por i liruar nga Gjykata e Lartë më 7 shkurt të 2015-ës.

Për veprën penale të pengmarrjes së një bashkëfshatari të tyre në vitin 2012, Bako Buzheri dhe 6 persona të tjerë u dënuan plot 105 vite burg, por ai u shpall i pafajshem ne Apel.

Ngjarja ka ndodhur më 4 mars të 2012-ës, në fshatin Lazarat të qytetit të Gjirokastrës, ku të dyshuarit kanë rrëmbyer dhe kanë marrë peng dy vëllezërit, Ergest dhe Velo Shela nga Përmeti.

Kjo ngjarje ka ndodhur pasi të akuzuarit kanë dyshuar se vëllezërit, Ergest dhe Velo Shela, u kanë marrë këtyre të fundit një sasi të konsiderueshme droge.

Pretenca e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

1- Kasëm Buzheri, 22 vjet burgim,

2- Bledar Muho, 22 vjet burgim,

3- Alfons Buzheri, 22 vjet burgim,

4- Aleksandër Kalemi, 20 vjet burgim,

5- Arbër Meçi, 22 vjet burgim,

6- Bako Buzheri, 21 vjet burgim,

7- Vullnet Buci, 21 vjet burgim,

PENGMARRJA

Sipas hetimeve Ergest Shele dhe Velo Shele kanë zbritur në vendin e quajtur ‘’Ura e Lumit’’, ku janë takuar me Aleksandër Kalemi, i cili ishte me një makinë tip ‘’Ford’’ me xhama të zinj. Ergest dhe Kosta kanë hipur në makinën e tij dhe të tre kanë shkuar tek lokal ‘’Fantazia’’ afër vendit të quajtur ‘’Qafa e Pazarit’’ në Gjirokastër.

Sapo kanë filluar të zbresin poshtë rrugës, janë ndaluar nga një automjet tip furgon me ngjyrë të bardhë me targa amerikane, që drejtohej nga Arbër Meçi. Në këtë kohë nga furgoni kanë dalë dhe Bledar Muho dhe Kasëm Buzheri, të cilët janë drejtuar vëllezërve Ergest dhe Kosta me fjalët: ‘’Mos lëvizni’’.

Kasëm Buzheri e ka goditur me pistoletë në kokë të dëmtuarin Ergest Shele duke i thënë: ‘’Më njeh mua…ju që donit të më vidhnit mallin mua’’. Më pas kanë goditur me grushta Ergestin dhe Kostën në trup duke i detyruar të hipin në një furgon me ngjyrë të bardhë dhe janë nisur drejt fshatit Lazarat.

Në afërsi të fshatit Kordhocë, të dëmtuarit janë detyruar të hipin në automjetin e markës ‘’Audi Q7’’ me ngjyrë të zezë, që drejtohej nga Alfons Buzheri dhe kanë vazhduar rrugën për në fshatin Lazarat. Në furgon kanë hipur edhe Kasëm Buzheri, Bledar Muho, Arbër Meçi dhe Aleksandër Kalemi.

Shtuar më 17/08/2019, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori