I bllokuan rrugën Ramës, shoqërohen në komisariat Dasho Aliko, Spartak Drasa
Shoqërohen në Policinë e Gjirokastrës, Dasho Alikom kryetar i PD në këtë Rreth dhe Spartak Drasa sekretar i degës së PD Gjirokaster.

Ata kanë disa minuta që janë shoqëruar në ambjentet e brendshme të Policisë dhe ndaj tyre rëndon vepra penale e “tubimit të paligjshëm” dhe sipas burimeve do të procedohen në gjendje të lirë.

Aliko dhe Drasa kanë qenë organizatorë të tubimit të sotëm të opozitës në Virua kur mbahej takimi i kryeministrit Rama.

Kujtojmë se pasditën e sotme kryeministrit është tentuar ti pritet rruga në këtë zonë nga ku Aliko edhe ka debatuar ashpër me drejtuesit e Policisë të cilët pengonin qytetarët të qëndronin në rrugë.
Shtuar më 23/06/2019, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori