Humbja e turpshme, vjen dorëheqja e parë në Itali
Matteo Renzi, kreu i DP
Ka ardhur dorëheqja e parë në Itali pas humbjes së djeshme të të majtës në këto zgjedhje.

Ish-senatori Stefano Esposito ka dhënë dorëheqjen pasi u mund nga rivali i Lega Nord në zonën e tij duke pranuar të gjithë fajin për këtë rezultat.

"Zgjedhësit kanë dhënë vendimin e tyre. Unë kam humbur. I gjithë faji është i imi. Tani tërhiqem nga jeta aktivte politike"., është shprehur ai në Facebook duke thënë se do të fokusohet tek punët e tjera administrative, përcjell Albeu.com.

Partia Demokratike e Renzit humbi ndjeshëm në këto zgjedhje duke marrë thuajse një numër të barabartë votash me Lega Nord, ndërkohë që u kalua nga 5 Yjet.

Esposito ishte gjithashtu anëtar i përhershëm i Komisionit të Punëve Publike në Senat. /albeu.com/

Shtuar më 05/03/2018, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori