E FUNDIT/ Humb jetën punëtori i urave në Rrugën e Kombit
Një punëtor ka humbur jetënKukës, pasi ka rënë nga një lartësi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur te ura Perbregut, rreth 6 kilometra nga Kukësi.

Viktima është 32 vjeçar Alfred Frroku, punëtor dublimit të urave.


Kukës/ Informacion paraprak.

Më datë 20.03.2019, në aksin rrugor Kukës-Morinë, shtetasi A.F., 32 vjeç, banues në Lezhë, punëtor i firmës kontraktuese për rregullimin e Urës në vendin e quajtur ish Uzina e bakrit, duke punuar ka rënë nga ura, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shtuar më 20/03/2019, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori