Një person ka humbur
jetën në Unazën e Re. Lajmi është bërë publik nga ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri gjatë një lidhjeje live me studion e Abc News.
Sipas Pampurit,
viktima quhet Mahmut Imallari dhe vdekja e tij mbahet e fshehur nga policia dhe autoritetet spitalore.
Ish-deputetja tha se Imallari ka humbur
jetën pas përplasjes me policinë tek Unaza e Re, ndërkohë që IKMT ka filluar prishjen në zonë pasi kishte njoftuar banorët që të lirojnë shtëpitë ditën e sotme.
Më herët, një person ka humbur ndjenjat dhe 10 të tjerë janë dërguar në Spitalin e Traumës.
Shtuar më 12/11/2019,
ora 09:17