Presidenti i Fax News,
Kasem Hysenbelliu ka humbur
jetën nga COVID-19.
Prej disa kohësh ai ishte rënduar nga koronavirusi dhe kurohej në Greqi por nuk ka mundur që t'ja dalë dot betejës së vështirë.
Nipi i tij, Fatmir
Hysenbelliu e ka bërë të ditur këtë lajm të
hidhur me një postim në rrjetet sociale ku shkuan se do ta kujtojë gjithnjë xhaxhain e tij.
Hysenbelliu ishte aksioner i televizionit Fax News. Më herët ka qenë drejtor i përgjithshëm i News 24, Balkanweb dhe Gazeta shqiptare. Po ashtu,
Kasem Hysenbelliu ka drejtuar dhe gazetat Panorama dhe Panorama Sport. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2020,
ora 08:50