Humb jetën i mituri italian në Sarandë
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Nga raportimet e para mësohet se një fëmijë, 13 vjeç nga Italia ka humbur jetën sapo ka marrë tragetin Sarandë-Korfuz.

Mësohet se i mituri ishte bashkë me prindërit ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Deri sa ka qenë në port nuk ka pasur shqetesime. Sapo ka hyrë në traget nuk është ndier mirë.

Fëmija mësohet se ishte pjesë e një grupi prej 30 turistësh italianë që kishin vizituar Sarandën ditët e fundit. /albeu.com/



Shtuar më 12/07/2018, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori