Hidhet nga kati i 7 babai i dy fëmijëve: Gruaja u përpoq ta mbante
Një 40-vjeçar është hedhur nga kati i shtatë i pallatit në qytetin e Beratit.

Mesohte se shtatasi Elton Riko është hedhur nga ballkoni rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, pas një sherri me babain e tij.

Bashkëshortja u përpoq ta mbante, por nuk ia doli.

40-vjeçari Elton Riko, babai i dy fëmijëve, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori” në Berat dhe ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Shtuar më 27/06/2019, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori