Hidhet nga kati i pestë 24-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd.

Mësohet se një i ri është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne lagjen “Agjensia” në qytetin e Librazhdit.

Bëhet me dije se 24-vjeçari me inicialet J.S., ka rënë mbi një shkurre dekorative para pallatit.

Zhurma e tmerrshme dhe ulërimat e tij kanë shokuar banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja. I ri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që pasi ka marrë ndihmën e parë është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Shtuar më 29/10/2020, ora 20:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori