Haxhia kërkon rihapjen e çështjes Hajdari, rrezikohet Berisha
Pëlqej
Po ndodh ajo që ishte paralajmëruar.

Izet Haxhia ka kërkuar sot në gjykatë përmes avokatit të tij që të rigjykohet vrasja e Azem Hajdarit dhe të bëhet një rivlerësim i provave dhe dëshmive që kanë çuar gjykatën që të japë 25 vite burg për të.

Në këtë mënyrë, Haxhia pritet të trazojë edhe njëherë klasën politike të vendit pasi për këtë çështje akuzohen edhe emra të rendësishëm të politikës siç është për shembull ish-kryeministri Sali Berisha, të cili ish-badigardi i tij e akuzon si personin që nxorri në pritë Hajdarin.

Nga ana tjetër, ardhja e tij në Shqipëri në këtë moment dhe kërkesa për rihapjen e çështjes Hajdari cilësohet si një presion direkt ndaj Berishës nën orkestrimin e Edi Ramës. /albeu.com/



Shtuar më 17/05/2018, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori