Hambar droge, kapen më shumë se gjysmë ton kanabis në Korçë
Pëlqej
Policia ka kapur gjysmë ton drogë në Korçë duke shënuar një tjetër sekuestrim në sasi të madhe dy ditë pas kapjes më shumë se 500 kilogramëve të tjerë në Tepelenë.

Sipas policisë, “më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Dixhital, u ushtrua kontrollbanesën e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa”.

Po punohet për kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Shtuar më 14/03/2018, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori