Gruaja nga Vlora bie nga kati i tetë i pallatit, vdes në vend
Pëlqej
Një grua nga Vlora ka rënë në rrethana ende të paqarta nga një lartësi e madhe në Vlorë.

Ajo ka rënë nga kati i tetë i banesës së saj duke ndërruar jetë nëvend.

Viktima nuk është identifikuar ende. Nuk dihet as mosha e as emri i saj.

Po ashtu është ende e paqartë nëse gruaja, 70 vjeç u hodh vetë, e kanë hedhur apo ka rënë në mënyrë aksidentale prej lartësisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bllokun e pallateve pranë me universitetin "Pavarësia", në të djathtë të bulevardit Vlorë-Skelë.
Shtuar më 16/07/2018, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori