Armina nxjerr fotot e papublikuara nga dasma, vajza e Shkëlzenit merr gjithë vëmendjen (FOTO LAJM)

Armina Mevlani ka ndarë pak minuta më parë në poriflin e saj në Instagram fotot e pabulikuara nga dasma e saj, shumë e bujshme.

Blogerja dhe partneri i saj, Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në martesë më 25 shtator në një dasmë madhështore.

Pas gjithë kuriozitetit për të ftuarit, Armina zbuloi se dy fëmijët e partnerit të saj ishin prezent në dasmë.

Gjithashtu në fotot e publikuara ditën e sotme, vihet re edhe vajza e tij, Medina. Armina ka treguar gjithmonë se gëzon një marrëdhënie mjaft të mirë me fëmijët e bashkëshortit të saj./albeu.com