Një
ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në këtë fundvit duke tronditur gjithë Shqipërinë.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zyrën e
kryetarit të Bashkisë. Për pasojë ka mbetur i plagosur Kryetari
Fatos Tushe sëbashku me sekretaren e tij.
Po kush është autori i kësaj
ngjarje?
Nga të dhënat paraprake abcnews.al mëson se bëhet fjalë për Gëzim Saraçi, i cili ka patur detyrën e shoferit të
kryetarit.
Të dy të plagosurit janë dërguar urgjent në spital ku ndodhen në gjendje të stabilizuar aktualisht.
Shtuar më 31/12/2019,
ora 09:49