Grabitje me armë, në kërkim dy shtetasin e maskuar
Një grabitje ka ndodhur në qytetin e Reskovecit ku dy persona kanë grabitur dyqanin e një gruaje.

Policia e Fierit bën me dije se dy grabitësit e kanë kërcënuar gruan nëpërmjet një sendi në dukje armë zjarri dhe më pasi i kanë marrë një çantë me sendet e saj personale dhe disa bizhuteri që ishin mbi banak.

Njoftimi:

Rreth orës 14:35, shtetasja D.V, ka njoftuar se në dyqanin e saj me artikuj të ndryshëm në qytetin e Roskovecit, dy persona të pa identifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, i kanë marrë një çantë me sendet e saj personale dhe disa bizhuteri që ishin mbi banak dhe janë larguar.

Policia me marrjen e njoftimit ka mbërritur në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon me këqyrjen e kamerave dhe sekuestrimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
Shtuar më 30/10/2020, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori