Grabitet posta në Tiranë, plagoset me thikë punonjësja
Një grabitje ka ndodhur sot në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ku një person me kapele ka qëlluar me thikë një punonjëse.

Sipas informacioneve mësohet se është grabitur një Posta nr 7, në bllokun Gintash në Laprakë.

Autori është larguar dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Po ashtu grabitësi ka plagosur punonjësen e postës.

Ende nuk dihet shuma e parave që është marrë, por polica ka shkuar në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Informacion paraprak

Më datë 17.04.2018, rreth orës 15:50, në rrugën "Dritan Hoxha", tek blloku Gintash, në postën Nr.7, një person akoma i paidentifikuar dyshohet se i kanë marrë nën kërcënimin e një thike rreth 30 000 lek punonjësës së sportelit të postës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit

Jane ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zones.

Si dhe po punohet per sekuestrimin e pamjeve filmike. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori