Grabitet farmacia në Tiranë
Një gjabitje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një shtetas me kërcënimin e një thike i ka vjedhur xhiron ditore punonjëses së një farmacie.

"Më datë 31.05.2018 Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 arrestuan shtetasin:

- R. N. 17 vjeç, banues në Tiranë

Brenda një qendre tregtare, shtetasi R.N i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike xhiron ditore të farmacisë, shtetases A. R., rreth 27 vjeçe (me detyrë punonjëse farmacie)."- njoftimi i policisë.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Nën kërcënimin e një thike i vjedh xhiron ditore punonjëses së një farmacie.

Kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga shërbimet e policisë.

Më datë 31.05.2018 Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 arrestuan shtetasin:

- R. N. 17 vjeç, banues në Tiranë

Brenda një qendre tregtare, shtetasi R.N i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike xhiron ditore të farmacisë, shtetases A. R., rreth 27 vjeçe (me detyrë punonjëse farmacie).

Menjëherë pasi ky shtetas është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe falë reagimit të shpejt dhe në kohë rekord të shërbimeve të policisë është bërë kapja e këtij shtetasi rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes.

Materialet do t'i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 31/05/2018, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori