Një grabitje ka
ndodhur pak më parë tek kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë.
Abcnews.al raporton se është grabitur
filiali i një institucioni financiar privat.
Mësohet se ngjarja sapo ka
ndodhur dhe një person apo disa persona kanë hyrë në pikën e
Kredo.al duke marrë një sasi parash duke kërcënuar punonjësit.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.
Në të gjitha hyrje-daljet e
Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.
Shtuar më 23/01/2021,
ora 13:57