Grabitet me armë argjendaria
Një argjendari në qytetin e Durrësit është grabitur pasditen e sotme nga dy persona të maskuar.

Bëhet me dije se argjendaria e grabitur, ndodhet në bulevardin kryesor dhe është në pronësi të shtetasit Gj. Ngresi.

Sipas të dhënave të para, dy persona të maskuar kanë hyrë në biznes dhe nën kërcënimin e armëve, kanë marrë sende të çmuara e para. Më pas janë larguar nga vendngjarja. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2018, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori