Grabitet biznesmeni në Pogradec, maskat i marrin miliona
Një biznesmen është grabitu gjatë orëve të para të ditës së sotme në Pogradec.

Mësohet se bëhet fjalë për Valter Gorën, të cilit i kanë marrë kasafortën e sendeve të vlefshme, një sasi parash, bizhuteri dhe një armë gjahu.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 13/08/2019, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori