Grabitësit vjedhin miliona në shtëpinë e të afërmit të deputetit shqiptar
Disa grabitës kanë vjedhur shtëpinë e njëri prej të afërmve të deputetit socialist, Bashkim Fino. Mësohet se ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por policia e ka fshehur rastin.

Ngjarja ka ndodhur në Librazhdm, në lagjen e njohur “Ushtaraku”. Banesa e grabitur është e kunatit të ish kryeministrit Bashkim Fino, shtetasit Skënder Xhani, i cili është një biznesmen.

Në momentin kur grabitësit kanë hyrë në shtëpi, banesa ka qenë e boshatisur e kësisoj hajdutët e kanë patur të lehtë të vjedhin e më pas të largohen pa u vënë re. Mësohet se janë vjedhur rreth 15 milionë lekë. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2019, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori