E FUNDIT/ Grabitën shtëpinë e Elton Çiçës, arrestohet 3 vite më vonë autori
Elton Çiça u ekzekutua në zonën e Bllokut në Tiranë më 1 maj 2016.

Vetëm pak kohë pas vrasjes së tij, personat të armatosur dhe të maskuar kanë arritur që të hyjnë brenda oborrit të vilës së të vrarit, ndërsa në momentin që janë diktuar nga i moshuari, kanë qëlluar disa herë me armë dhe janë larguar me shpejtësi.

Autorët, sipas Policisë, janë larguar duke marrë me vete serverin e kamerave të sigurisë që monitorojnë vilën dhe rrugën që të çon te banesa e familjes Çiça.

Pos pas 3 vitesh është identifikuar dhe kapur autori i grabitjes së shtëpisë së Elton Cicës.

Erigers Mihasi, 30 vjeç është shtetasi i arrestuar nga Policia.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte urdhëruar ndalimin e tij pasi ka dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka marrë pjesë në vjedhjen me armë të banesës së shtetasit N. C. në qytetin e Tepelenës më datë 31.03.2015.

Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /albeu.com/

Shtuar më 22/01/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori