Godet veten me thikë dhe mbyllet në banesë 30-vjeçari, policia e nxjerr pas 3 orës
Një 30-vjeçar në Patos, në kushte depresioni, ka dëmtuar veten me thikë në gjoks dhe pjesë të tjera të trupit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen "Naftëtari".

Shtetasi N. Xhelaj pas këtij akti është mbyllur në banesën e tij në katin e gjashtë të një pallati ku ai banon.

Forcat të shumta policie, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse mbërriten në vendngjarje.

Pas më shumë se 3 orë negociata, policia arriti të nxirrte 30-vjeçarin nga banesa ku ishte mbyllur prej orës 06:00.

Ai u transportua me ambulancë në spital për trajtim mjekësor.
Shtuar më 16/05/2019, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori