Depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani, flet Taulant Balla: T’i shkohet deri në fund!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediet pas depozitimit në SPAK të provave të reja për dosjen e privatizimit të Kompleksit Partizani.

Balla është shprehur se hetimet po shkojnë mirë dhe sipas tij, drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

“Mendoj që për drejtësinë kjo çështje është shumë e qartë dhe shpresoj që drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund. Nuk e di në çfarë fazë ishin hetimet, pyesni Prokurorinë. Ajo që di unë është se as kam hequr dorë dhe as kam për të hequr ndonjëherë dorë. U bënë 10 vite që kur e kam ngritur këtë çështje dhe sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumentet. E vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështjeje. Në krye të kallëzimit tim është ai që ka qenë kryeministër i Shqipërisë në atë kohë dhe familjarë të tjerë të tij, të cilët në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm kanë përvetësuar një pronë. Aty ka plot elementë siç është falsifikimi ushtrimi i ndërtimit të paligjshëm. Unë mendoj se kuptova që punë ishte bërë, kaq mund tu them”, është shprehur Balla./albeu.com/