E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Gjykata ndryshon masën e sigurisë, Vis Martinaj mbetet në burg
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lerë në burg Vis Martinajn, i cili akuzohet për ngjarjen e rëndë të një muaji më parë në Ish-Bllok.

Prokuroria ka ngritur pesë akuza ndaj tij, siç janë “vrasja me paramendim”, “pastrim i parave dhe “organizim i llotarive të palejuara”, ndërsa në seancën e mëparshme, gjykatësit vendosën që të mos pranojnë plotësisht kërkesën e prokurorëve për të lënë në burg pa afat Martinajn me argumentin se mungonin provat.

Prokurorët i kanë sjellë sot provat duke bërë që gjykata të ndryshojë masën e sigurisë duke e bërë nga 30 burgburg pa afat.

Kështu, Martinaj do të vijojë të mbetet në burg deri sa prokuroria të qepë dosjen dhe ta dërgojë atë në gjykatë.

ngjarjen në fjalë mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën vetë Martinaj dhe Eljon Hato. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2018, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori