Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "
arrest me
burg" për këngëtarin Arkimed Lushaj, i cili njihet ndryshe edhe me emrin e artit "
Stresi".
Togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë "
arrest me
burg" për Stresin pasi u kap dy ditë më parë me armë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine në një dhomë hoteli në Linzë të Tiranës.
Ndërkoë, avokati i tij kërkoi lirimin e Stresit duke thënë se atë e kapën të zhveshur dhe nuk vërtetohet që arma e gjetur ishte e tij.
Policia deklaroi se dyshonte se
Stresi ishte pjesë e një grupi kriminal që shpërndantë lëndë narkotike. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2018,
ora 12:40