Gjykata italiane vendos 15 vite burg për Moisi Habilajn
Gjykata e Katanias në Itali dënon me 15 vite, 5 muaj e 10 ditë Moisi Habilajn, i konsideruar si kreu i bandës së Habilajve që trafikonte drogë dhe armë nga Shqipëria drejt shtetit italian.

Organi i akuzës kishte kërkuar 3 vite më shumë nga çfarë vendosi gjyqtarja Maria Cardillo.

Ndërkohë për Naser Seitin gjykata vendosi dënimin me 7 vite 4 muaj dhe 26 ditë burg, 1 vit më shumë sesa kishte kërkuar akuza.

Antonio Riela u dënua me 14 vite burg, Meridian Sulaj 8 vite e 4 muaj burg, Angelo Busaca 7 vite e 4 muaj burg, Giuseppe Greco 2 vjet e 4 muaj burg.

Sakaq gjykatave vendosi të lërë të lirë katër shtetasit italianë, Antonio Grieco, Carmelo Bertolini, Ëilliam Patane e Massimiliano Bruno.

Sipas prokurorisë italiane, Moisi Habilaj së bashku me vëllain e tij Florjan Habilaj i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, konsiderohen krerët e një grupi kriminal të strukturuar italo-shqiptar që ka trafikuar armë e drogë nga Shqipëria në Itali me vlerë mbi 20 milionë euro me mbështetjen e segmenteve të caktuara të policisë së shtetit.

Arrestimi i 15 anëtarëve të këtij grupi u krye në kuadër të operacionit të koduar "Rosa dei Venti" më 14 tetor 2017.

Me 10 dhjetor 2018, prokurori Antonio Bonono kërkoi dënim më të lartë për Moisi Habilaj, konkretisht 18 vite e 8 muaj burg, si dhe masa të tjera dënimi me burg për anëtarët e tjerë të grupit.
Shtuar më 19/06/2019, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori