Gjykata i jep lirinë Fran Frrokajt
Gjykata e Lezhës liron nga arrest shtëpie Fran Frrokaj.

Gjykata ka vendosur që ai të jetë i lirë dhe të paraqitet dy herë në javë tek policia gjyqësore.


Rikujtojmë se Frrokaj u arrestua bashkë me disa zyrtarë të bashkisë pak javë më parë në një aksion për tokat në Shëngjin dhe Rana e Hedhun.


Skandali i tokave në Shëngjin:

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 23 zyrtarë të tjerë nga hipoteka, kadastra si dhe topografë janë nën akuzë për shpërdorim detyre, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar dhe kanë bërë pronë private një sipërfaqe të konsiderueshme ranishte në Shëngjin. Deri tani janë shoqëruar në polici 5 persona, ku bëjnë pjesë:

Fran Frrokaj Kryetar i Bashkisë, Enver Hafizi Nënkryetar i Bashkisë,
Gjelina Bacaj – Pergjegjese e Kadastres ne drejtorine e bujqesise bashkia lezhe
Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka
Armando Jakaj – Jurist te Hipoteka
Gjok Noka Kryetar i Qarkut Lezhe

Në kërkim

Juxhina Mema Kadastra Bashki
Ardenis Haxhia Jurist ne bashki
Dilaver Neli
Eduart Leka ish arkivist komuna shengjin
Artan Djala, ish dr i hipotekes
Enkelejd Zefi
Bledar Cara jurist ne hipoteke
Marte Gjergji

Përfituesit e tokës:

Ndue Frroku
Gjin Vasil Frroku
Martin Frroku
Lek Frroku
Vasil Gjoni
Pjeter Gjoni
Zef Gjini
Renato Malotaj
Luigj Paloka topograf /albeu.com/

Shtuar më 10/05/2018, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori