Protesta e opozitës, Meta: Ramën e tmerron e vërteta dhe firmat që ka hedhur

Ilir Meta i është bashkuar sot protestës së thirrur nga Sali Berisha. Gjatë fjalës së tin në protestë, Meta tha se qeveria ka për synim t’i bëjë vendit vetëm dëme.

Sipas Metës, Rama frikësohet nga e vërteta dhe firmat që ka hedhur.

Meta: Ky sekt bastardësh vetëm dëme i ka bërë vendit. Mos u fabisni kur të japë urdhra që mos mbetet asnjë deputet I opozitës në protetsë. Dhe një deputet i vetëm i PD-së e tmerron Ramën. Ramën e tmerron e vërteta dhe firmat që ka hedhur. Nuk krahasohemi dot as me Kosovën.

Për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Shqipëria po vuan nga ‘kartonokracia’, duke iu referuar dhunës së opozitës së kartonëve nga mazhoranca në Kuvend sipas tij.

“Ai është në një gjendje shumë të rëndë por edhe sepse e ka shuar edhe atë Parti Socialiste që ekzistonte. Shqipëria sot vuan nga kartonokracia”, tha Meta./albeu.com/


Shtuar 23.02.2023 11:29