Kostandinos
Kaçifa,
greku 35 vjeçar që qëlloi me breshëri ndaj policisë është lokalizuar nga forcat e shumta të policisë që janë vënë në ndjekje të tij.
Raportohet se
Kaçifa është futur në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër kanë shkuar forcat speciale Renea, të cilat kanë bërë te mundur lokalizimin e vendit ku ndodhet autori. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2018,
ora 14:29